E pa që Abdull-llahu po afrohej tek shtëpia e tij dhe në të dyja hyrjet e sokakut, po e prisnin dy lypësa. Shkoi tek njëri prej tyre dhe u vonua pak. Pastaj shkoi tek i dyti dhe përsëri u vonua. Më pas hyri në shtëpi. Sahabja tjetër që e njihte atë, e ndoqi nga mbrapa për së largu dhe posa ai u largua i afrohet njërit prej lypsëve dhe e pyet:
"Çfarë të dha Imami?"
"Një flori"-tha
Pastaj pyeti tjetrin, prej të cilit mori të njëjtën përgjigje. U çudit shumë ky sahabe i Pejgamberit (a.s.) dhe tha:
"Fesubhana-llah, në pazar u grind për dyzet para në mes të njerëzve, më pas tek shtëpia e tij, në një vlerë dyqind herë më tepër, me gjithë zemër, jep dy flori!"
Duke menduar kështu, ndërsa ecte rrugës, e mbërriti Imam Abdull-llahun, të cilin e pyeti:
O Imam! Ma zgjidh këtë problem që po më mundon! Ti në treg veprove në mënyrë vulgare, kurse tek shtëpia ndryshe.
Imami i përgjigjet dhe i thotë:
“Në treg kam vepruar në bazë të ekonomisë, që të ruajmë rregullin e tregut, gjë që nuk do të thotë të jesh ambicioz.Veprimi që kam bërë tek shtëpia ime, është vepër e mëshirës së zemrës dhe i përsosmërisë së shpirtit. Siç nuk ka qenë veprimi i parë një ambicje personale edhe i dyti nuk ka qenë një shpenzim i tepërt".
Imam Adhami këtë sekret e ka theksuar me këto fjalë të bukura:

Shpenzimi në vendin e duhur nuk është "israf" (shpenzim i kotë), po kështu edhe harxhimi pa kriter, nuk të sjellë kurrfarë dobie".
Pika e shtatë:
Shkaku i shpenzimit të tepruar është ambicja, e cila ka tre përfundime të këqija: I pari, mosbindja ndaj Zotit xh.sh.. Kjo çështje ia thyen zellin për punë njeriut. Në vend që të falenderojë, ai rri duke u ankuar dhe e lëshon veten në prehrin e vagabondësisë. Braktis atë pak mall hallall (3) dhe vrapon pas atij haram, ngaqë atje fitohet pa vështirësi. Me këtë veprim, ai sakrifikon sedrën dhe nderin.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence