Përfundim: Rininë tënde e ke dashur për arsye se ajo është një mirësi e All-llahut xh.sh. dhe në të vërtetë atë nuk e ke shpenzuar në vende të mëkatshme, ku nuk e lejon Zoti, por vetëm duke e adhuruar Atë. Duke vepruar kështu, që në moshën e rinisë ke mundur të bësh këto adhurime dhe ke siguruar frutat e përjetshme, të fituara nga kjo jetë. Ngaqë rininë e ke shpenzuar në vendin e duhur, ajo do të të lulëzojë në moshën e pleqërisë. Dalëngadalë e ditë për ditë, duke bërë adhurime dhe duke menduar se po e përfiton më tepër Mëshirën e All-llahut xh.sh., në shpirtin tënd ndjen më shumë shije dhe nuk je si ata që vajtojnë ngaqë e kalojnë rininë pa kujdes, përballë pesë apo dhjetë vjetëve të saj. Duke bërtitur si ata nuk vajton pesëdhjetë vjet duke thënë: -"...Oh i mjeri unë që më iku rinia!..." Në këtë mënyrë njëri prej tyre kishte radhitur, këto fjalë:
“Në qoftë se do të ishte e mundur, që një ditë të më kthehej rinia, do t’i rreshtoj në kokën time ato që më ka sjellur pleqëria”.
Çfarë rezultati do t’i sjellë njeriut pranvera, sikur ai t’i dojë bukuritë e saja për hir të
All-llahut xh.sh.? Po qe se kur sodit sipërfaqen e tokës mendon për Mjeshtrin e saj, atëhere shija e kësaj soditje nuk ikën. Pranvera është si një letër e qendisur plot me kuptime të shijshme, që Krijuesi yt t’i ka vënë në dizpozicion për t’i soditur në çdo çast, sepse imagjinata jote dhe periudhat e kohës të jepen për t’i freskuar si në një shirit filmi. Ti duke menduar kuptimin e bukurisë së pranverës, shijet vazhdojnë edhe më tej. Në këtë rast dashuria nuk të bëhet e mjerueshme, por si një shije e freskët të lumturon.
Po frutat e saja kur këtë botë e ke dashur për All-llahun xh.sh.? Po qe se ka qenë në Emrin e Tij, atëhere qeniet e tmerrshme të kësaj bote, të bëhen si një shok i dashur. Nëse botën e ke dashur sepse është si një arë e jetës së mbrapme, në secilin shqetësim për ty mund të bëhen nga një fidan dhe nga një frut, për në jetën tjetër. As fatkeqësitë e saj nuk të tmerrojnë dhe as përkohëshmëria dhe zhdukja nuk të shqetëson. Periudhën e të qenit misafir që do të përjetosh në të, do ta kalosh me rehati. Përndryshe po qe se i do si ata të pakujdesshmit, mbase njëqind herë ta kam përsëritur se do të gulçasësh midis shtrëngimeve të vështira të jetës së pafrutshme.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence