(PJESA E TRETË E "FJALËS SË
TRIDHJETË E DYTË)
Tema e dytë e "Notës së Dytë"
Përfaqësuesi i mosbesimtarëve, kur mbeti pa rrugëzgjidhje dhe ra i mundur tha:
"Unë kënaqësinë e jetës sime, lumturinë e kësaj bote, përparimin e qytetërimit dhe përsosmërinë e teknikës, e gjeja në vetvete tek mosvlerësimi i jetës tjetër dhe tek mosnjohja e Zotit xh.sh..Kur adhuroja botën dhe kur ndihesha i lirë duke mos iu përulur kujt dhe kur besoja në aftësinë time, me ndihmën e shejtanit kam tërhequr shumë njerëz pas vetes dhe vazhdoj akoma.
Në emër të Kur’anit them: "O ti njeri i pafat! Ty po të drejtohem! Mos dëgjo përfaqësuesin e rrugaçëve, por po qe se e dëgjon atë ,atëhere dëmi yt do të jetë aq i madh, sa kur ta mendosh atë, zemra dhe shpirti do të të trishtohen sa nuk bëhet më. Ti ke përpara dy rrugë:
Njëra, ajo që po të tregon përfaqësuesi i mosbesimtarëve; tjetra, është rruga e lumtur që të tregon Kur’ani i Bekuar.
Tani krahasimin e këtyre dy rrugëve veçanërisht e kemi paraqitur tek "Fjalët e Vogla". E ke parë dhe e ke kuptuar, që përsëri ka ardhur rasti, t’i krahasosh dy rrugë të tilla.Rruga e mosbesimit dhe e mëkateve njeriun e dobët dhe të paaftë e zhduk, ku është i angazhuar me pesha të rënda dhe të hidhura e të panumërta, që e fundosin krejt. Sepse në qoftë se njeriu nuk e njeh dhe nuk mbështetet në Krijuesin e vet, atëhere ai duke qenë një krijesë e dobët, e pafuqishme ndaj nevojave të panumërta dhe i varfër, si dhe një krijesë që në çdo rast përballohet me momentet e fatkeqësive të pallogaritura, mosbesimi atë e kthen në një kafshë të përkohshme, që vazhdimisht vuan ndarjen nga mirësitë e botës. Ai ndëshkohet dhe më në fund ndahet nga dashamirët dhe të afërmit, dhe atëhere në të vërtetë vetë shkon drejt errësirës së varrit.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence