Unë e pashë se: Në botën shpirtërore, pa u ngatëruar fare, po merren fotografi të pa fundme, bile me ndodhi orgjinale. Në kinemanë e madhe të botës shpirtrore e pashë se ajo ishte e gjerë sa mijëra rruzuj të botës ku kishte edhe xhennete në të cilët u tregohen dashamirëve ndodhitë, pejzazhet dhe tabelat e kësaj jete të përkohshme. Këto më dolën para si një kinema e ahiretit ku shpalleshin fotografitë, dhe duke parë ato m’u plotësua besimi dhe u binda. (shënim)
Si në panoramën e madhe të All-llahut ashtu edhe në botën shpirtrore që na tregojnë me dy shenja dhe pika të vogla të cilat kanë kontakt me kujtesën e njeriut, Kjo kujtesë që është në madhësinë e një kokrre gruri përmbanë dituritë sa një bibliotekë dhe aty mbron pa u ngatërruar fare. Pra kjo aftësi e vogël e kujtesës ështe një çelës për të kuptuar dy botra të mëdha: njëra panorama e Levhi Mahfudhit dhe tjetra Bota shpirtërore.
Tani elementet të ajrit dhe të ujit veçanërisht pikat e spermës dhe atomët e ajrit, janë shumë më interante dhe më precize se elementet e tokës, sepse në to duket shumë qartë vulosja e Gjithëdijes së Zotit të Madhëruar. Prapë duket se në to nuk sundon ndonjë rastisi, apo ndonjë fuqi qorre, apo natyra e shurdhër, apo ndonjë tjetër send që është përmbledhur nga shkaqet pashpirt e të paqëllimta, pra njëqind here është e pamundur që t’i krijojnë këto që thashë. Me siguri e padyshim shkencat na vërtetojnë se këto janë krijuar me lapsin e caktimit të Gjithëdijëshmit Madhështor, duke i shpalosur ai i ka nxjerrë këtu në shesh.
(Të tjerat mbetën pa u shkruar)
Të gjithëve mijëra selame
(Shënim) Fatkeqësisht mbeti pak; koha, gjendja e vendi nuk na lejuan që ta vërtetojmë me argumente të forta si ato të vërtetat të qarta.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence