Vlera e tij po del në shesh nëpër disa vëllezër, sepse ata me sinqeritet vazhdimisht po e lexojnë këto libra brilante, Kjo vlerë rrënjoset aq shumë tek njeriu sa që po të mblidhen të gjithë mosbesmtarët në kokën e këtij njeriu që ka përparuar në besimin e vërtetë, përsëri nuk mundin ta shtyjnë që ta braktisë shërbimin e Risale-i Nurit .
Shërbimi i Risale-i Nurit është një nga mirësitë më të mëdha që më ka sjellë All-llahu xh.sh.. Bile, edhe po t’i shërbej shërbëtorit të Risaleve prap do të ndjej një nder. Kjo lidhja ime dikujt mund t’i duket shumë e fortë, por ajo asnjëherë nuk është aq e fortë sa duhet .Përshembull: Kur lexojmë një vepër të një autori ndaj tij pak a shumë ndjejmë një nderim. Sikurse kur lexojmë librin e Molierit, Hygoit e Gëtes habitemi ndaj tyre . Vallë, a më tregoni ju si duhet të jetë lidhja dhe habija jonë ndaj një autori islam që është komentatori i Kur’anit?. Po sikur librat e atyre personave të famshënm të shkruhen në letër? Risale-i Nuri që është një koment i Kur’anit a nuk duhet të shkruhet nëpër faqe të arta? Po qe se për orë të tëra përpiqemi të mësojmë diçka nga librat e një filozofi që nuk është mohues, atëherë librat e Beduizzamanit a nuk duhet t’i lexojmë duke sakrifikuar edhe gjumin, gjë që ajo na garanton lumturinë e të dy jetëve?!. Ja, kur paguajmë pesë lira një libër që ka qëllim këtë jetë, atëherë a nuk duhet të japim njëqind lira për Risale-i Nurin që ajo duke na ngritur në pozitën më të lartë na garanton lumturinë e kësaj jete së bashku me atë tjetrën?! O vëllezër! Bile për lirinë e një populli luftarak si ne, po të kishte nevojë për botim dhe për përhapjen e këtyre, duhet të sakrifikojmë tërë pasurinë tonë. Pra, ejani vëllezërit e mi! Në leximin e Risaleve të bëhemi gju më gju; në shërbimin e tij të kapemi dorë për dore; në thirrjen për islam të bëhemi krah për krah. Duke u ndriçuar me mesazhet e dritës, të punojmë së bashku që të marrim mësim nga mësimet e besimit. Duhet të takohemi dhe të bisedojmë sa më shpesh njeri me tjetrin. Të vrapojmë në rrugën e All-llahut xh. sh. Shpirtërisht të bëhemi gati, që të mos mundemi nga ateistët. Po qe se ka nevojë në rrugën e fesë së vërtetë ta sakrifikojmë edhe shpirtin tonë të ëmbël.
Vëllezërit e mi të shtenjtë!
Në veprat e Risale-i Nurit ka shumë virtyte të mira cilësore. Ne në asnjë libër tjetër nuk kemi mundur të gjejmë ato cilësi të dobishme dhe të veçanta që mban Ai.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence