Po nëse kjo farë për shkak të karakterit të keq cilësitë e vlefshme që i ka falur Zoti i shpërdoron dhe atje në tokë disa elementë keqbërës e tërheqin pas vetes, ajo shumë shpejt, atje në folenë e saj, do të kalbet.

(10) Zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës).
Po nëse fara cilësitë e vlefshme i përdor nën urdhërin e ajetit, nga ai shteg i ngushtë do të dalë dhe nga ajo do të rritet një pemë e madhe, me fruta të shijshme. Duke qenë një qënie e vogël me shpirt të padukshëm, do të arrijë tek një e vërtetë kolosale. Njëlloj si këto që thamë, edhe njeriut i janë dhënë nga Fuqia e Mëshiruesit cilësi tepër të çmuara dhe "Kaderi i caktimit të Tij", tek kjo krijesë ka programuar një veprimtari tepër të vyer. Po nëse ky njeri këto vlera i vendos nën dëshirat e tij vulgare dhe të ulëta në këtë jetë të shkurtër, duke iu bindur veseve personale dhe të përkoshme, atëhere ky njeri, si ajo fara e kalbur do të vdesë duke vuajtur në këtë jetë të shkurtër. Për këtë fatkeqësi përgjegjësinë duhet t’ia ngarkojë shpirtit të vet, kur të ndahet nga kjo botë. Po nëse aftësinë e vet kjo farë me "ujin" e fesë Islame e vadit, me Dritën e këtij Besimi e ndriçon dhe me pasionin e adhurimit e edukon duke u mbështetur nën urdhërat e Kur’anit, atëhere fytyrën e cilësive të veta e kthen nga qëllimet e tij.
Atëhere me të vërtetë, në këtë jetë dhe në jetën e varrit kjo farë do të rritet dhe do të lëshojë degë dhe në Jetën e Perjetshme do të arrijë përsosmërinë e pafundme. Begatitë (nimetet) e saj do të jenë të pallogaritshme dhe fara do të japë prodhimin e dëshiruar me fruta të shndritshme, duke u bërë në tërë Gjithësinë një pemë e bekuar. Progresi i vërtetë është të kthesh fytyrën e dhuntive nga Ai ku ndodhen zemra, sekreti, shpirti, mendja, bile edhe imagjinata. Kur të mendosh për jetën e ardhshme do të kujtohesh të bësh adhurimet si një detyrë e vërtetë dhe e domosdoshme, domethënë që secila shqisë të përdoret për atë qëllim dhe vend për të cilin është krijuar.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence