Shenja e parë. Njeriu i shushatur dhe shoku i tij besnik, po diskutojnë tani për “Tre Realitetet”.
Realiteti i parë:
Nefsi Emmare (pasioni që nxit nga e keqja) dhe shpirti im.
Realiteti i dytë :
Krahasimi i nxënësve të filozofisë me ata të Kur’anit të famshëm.
Realiteti i tretë:
Krahasimi i popullit musliman me ateistët.
Shkatërrimi më i madh i nxënësve të filozofisë dhe popullit mosbesues është shkëputja e marrëdhënieve të tyre nga Zoti. Sikurse treguam më parë, njeriu i bindur ka pasë thënë: “Një shkronjë pa një gjuhtar nuk mund të shkruhet, sikurse edhe një ligj nuk mund të bëhet pa një ligjvënës. Ne themi dhe vrasim mendjen, vallë si bëhet një libër voluminoz, një libër i veçantë, ku secila fjalë shkruhet me laps shumë të hollë, ku çdo fjalë është radhitur si në një vjershë të bukur? Patjetër që për të arritur këtë përsosmëri, duhet dora e shkrimtarit të madh, mendja dhe talenti i tij. Pra për këtë, nevojitet një shkrimtar. Kjo nuk mund të realizohet aspak rastësisht.
Kështu është edhe gjithësia që është e qendisur me një përsosmëri absolute, që nuk mund të realizohej pa dorën mjeshtërore të një stilisti apo skenografi të talentuar. Sepse kjo botë është një libër i tillë që secila faqe e saj përmban shumë libra deri aty sa, në çdo fjalë është shkruar një libër. Toka është një faqe, por sa libra përmban një dru frutor që është një fjalë? Një frut është si një shkronjë, kurse fara e tij si një pikë, që përmban programin e një peme gjigande.
Këtë lloj Libri mund ta shkruajë, me mbitalentin e Tij Absolut, vetëm Ai, All-llahu, që mbizotëron Madhështinë dhe Fuqinë e Tij të pallogaritur. Të gjitha këto që po shohim ne tani, vetëm Dija universale e Tij mund t’i realizojë. Kur të shohim çdo send me imtësi, do të bindemi dhe besojmë se: Ka vetëm një Zot të Plotfuqishëm dhe Mëshirues. Këtë gjë nuk mund ta besojnë vetëm ata që s’kanë tru në kokë.
Nuk është e vështirë të kuptojmë se ashtu siç nuk mund të ndërtohet një shtëpi pa dorën e një mjeshtri, ashtu edhe kjo botë që i ngjan një shtëpie të stërmadhe, të qendisur me ornamente të shumëllojshme dhe interesante me një bukuri të rrallë, nuk mund të realizohej pa dorën e një mjeshtri. Edhe një vilë e thjeshtë nuk mund të ngrihet pa duart e një mjeshtri, jo pastaj kjo vilë gjigande e gjithësisë! Pra po të mos ekzistonte një Zot, këto gjëra as që mund t’i pranonte mendja dhe syri i njeriut. Edhe një i çmendur nuk mund të thotë se këto bëhen pa vepruar një fuqi e mbinatyrshme. Çdo njeri që ka pesë para mend, e kupton se për të gjitha këto nevojitet medoemos një mjeshtër. A e kupton se brenda këtij objekti të kësaj vile ka dhomëza të ndara me të gjitha komoditetet?
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence