Kuptimi këtu nuk është që në fenë Islame nuk ka murgërim, karakteristikë e disa kisha ve ku priftërinjtë dhe murgeshat,rrinë të pamartuar”. Sqarimin e kësaj çështjeje, e realizon hadithi që vjen.

Me sekretin e këtij hadithi do të thuhet: Për t’i bërë të mira popullit kërkohen sakrifica të mëdha, si deri tek beqaria. Po të mos ishte kështu, atëhere mijëra njerëz të devotshëm në shekujt e kaluar, nuk do të ishin tërhequr nga bukuritë e kësaj bote që të mbeteshin në një vetmi të plotë dhe nëpër shpella. Kjo ishte një sakrificë, që do t’i shërbente jetës së lumtur dhe të përjetshme. Shumë nga njerëzit e periudhave të kaluara e kanë privuar veten nga shijet e kësaj bote të përkohshme. Kjo sakrificë nuk bëhej vetëm për interesa personale, por edhe për të shpëtuar besimin e njerëzve dhe për t’i larguar ata nga porta e xhehennemit. Në këtë mënyrë njerëzit do të fitojnë një xhennet të lumturisë së përjetshme dhe do t’i shërbenin Kur’anit të Bekuar. Kështu ata kundërshtonin edhe mosbesimtarët e brendshëm dhe të jashtëm dhe për të fituar kënaqësinë e xhennetit kanë braktisur shijet e jetës së përkohshme. Kjo nuk është një kundërshtim me synnetin e Pejgamberit (a.s.), përkundrazi ajo pa asnjë lëkundje i vjen përshtat këtij synneti. Pra ky Saidi i pafat në jetën e tij është larguar nga të gjitha shijet dhe të mirat, për të arritur në vetvete atomin e sakrificës si një prej shokëve të Hz. Muhammedit (a.s.), Hz. Ebubekri (r.a.), i cili ka thënë: “O All-llahu ynë, ma rrit aq shumë trupin tim në xhehennem, sa të mos mbetet më vend për besimtarët muslimanë."
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence